“Arrogancë e pushtetit diktatorial”, Deliu pas kërkesës së Pacollit për t’i kontrolluar mediat: I papranueshëm, përpjekje e pushtetit për t’i frikësuar mediat
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë një kërkesë publike që të bëhet kontrolli i mediave nga ana e Qeverisë. Ndaj kësaj kërkese, ka reaguar ashpër deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.Kjo e fundit ka thënë se kërkesa e Pacollit është e papranueshme, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Tutje, Deliu-Kodra tha se kjo është një përpjekje e pushtetit për t’u futur frikën mediave.“I papranueshëm dhe skandaloz sulmi i sotëm i deputetes së pushtetit Fitore Pacollit, ndaj mediave. Deklarata të tilla janë shqetësuese dhe përpjekje e këtij pushteti për të futur frikë ndaj mediave, përpjekje që buron nga arroganca e këtij pushteti diktatorial”, ka thënë Deliu.Ndryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka pushtetin absolut sot në Kosovë, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje qe Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.Siç pretendon Pacolli në fjalën e saj në Kuvend, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe në ato online.Teksa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave si dhe indetifikimin e pronësisë së mediave në Kosovë. “Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vemdnjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli në Kuvendin e Kosovës teksa ka folur për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.