Arsimi sot …….!Shkruan;Naim Kurtishi,pedagog-Tetovë.

                                       Sa i përket sistemit të arsimit sot në Maqedoni më duket se për çdo ditë bëjnë ndryshime si stinët e vitit ndërsa rezultatet mbeten askund. Në letër mundohen të ecin para me reforma dhe të kapin trendet evropiane dhe botërore, por në realizimin konkret numërohet në vend ose më mirë thënë në vend të ecjes së një hapi para, këtu ecet një hap mbrapa. Për çdo vit bëhen eksperimente që nuk të arrijnë tek qëllimet për të cilat dedikohen këto reforma. Kuptohet atyre që u dedikohen nxënësve.

Thuhet se jemi ne kohën e tranzicionit. Kjo është më se e vërtetë kjo që e thuhet se jemi në tranzicion, por një gjë nuk mund ta kuptoj se deri kur do zgjasë ky tranzicion?! A thua vallë duam tani ta kalojmë tërë jetën në tranzicion?! Ky është një absurd mbi absurdet.

Ajo që është më e keqa se dalngadalë për çdo ditë po shohim me sytë tanë se gjenerata e re e paarsimuar, por edhe ajo e arsimuar po na ikin nga vendlindja dhe atdheu dhe po marrin rrugën e kurbetit. Po hapet një plagë e dhembshme për ne shqiptarët shekuj me radhë.

Sa i përket lëvdatave të përfaqësuesve të dikasterit ku drejtohet arsimi se ne bëm këtë apo atë për arsimin shqip në Maqedoni mos të shohin ëndërra në mes të ditës dhe mos të mundohem të na bindin , sepse ne kemi sy dhe shohim shumë mire dhe dijmë të bëjmë shumë mirë krahasimin !

Nëse nuk i kundërvehemi dukurive të këtilla që sa më shpejt ti ndalim , atëherë duhet të pranojmë se askush nuk na ka faj pos që fajtorë kryesorë jemi vet ne dhe për këtë fajësi do të na mallkojnë gjeneratat brez pas brezi.

Respekt !