Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

0

Buzët nuk përmbajnë gjëndra vaji si pjesët e tjera të lëkurës. Kjo do të thotë që ato janë më të ndjeshme ndaj tharjes dhe çarjeve (plasaritjes)

Mungesa e lagështisë mund ta përkeqësojë problemin, qoftë i nxitur nga moti apo i lidhur me mungesën e kujdesit ndaj vetes. Mungesa e lagështisë në ajër gjatë muajve të dimrit dihet se shkakton buzë të plasaritura. Edhe ekspozimi i shpeshtë i diellit gjatë verës mund ta përkeqësojë gjendjen gjithashtu. Një tjetër shkak i zakonshëm i buzëve të plasaritura është edhe vesi për t’i lëpirë ato, shpesh edhe pa vetëdije. Pështyma nga gjuha mund të heqë lagështinë nga buzët, duke shkaktuar më shumë thatësi., shkruan Healthline.

Faktorët e rrezikut për buzë të plasaritura

Të gjithëve mund t’iu ndodhë t’iu plasariten buzët, veçanërisht nëse lëkura e tyre është e thatë.

Marrja e ilaçeve dhe mjekimeve të caktuara gjithashtu mund të rrisë rrezikun për bluzë të plasaritura. Disa prej tyre janë:

– Vitamina A
– Retinoide (Retin-A, Differin)
– Litium (zakonisht përdoret për të trajtuar çrregullimin bipolar)
– Ilaçe të kimioterapisë etj.

Dehidratimi/Kequshqyerja

Njerëzit që janë të dehidruar ose kequshqyerja gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë buzë të plasaritura. Nëse mendoni se njëra prej këtyre është arsyeja e plasaritjeve në buzët tuaja, pra dehidratimi ose kequshqyerja, konsultohuni menjëherë me mjekun, pasi të dyja janë gjendje serioze që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Dehidratimi shkakton edhe simptoma të tjera përfshirë:

– Marramendje
– Kapsllëku
– Më pak urinë
– Gojë e thatë
– Dhimbje koke

Në raste të rënda, një person që vuan nga dehidratimi mund të përjetojë presion të ulët të gjakut, ethe ose rrahje të shpejta të zemrës.Kequshqyerja karakterizohet nga simptoma shumë të ngjashme me dehidratimin. Simptoma të tjera shtesë përfshijnë:

– Muskuj të dobët
– Dhëmbë të prishur
– Bark i fryrë etj.

Kequshqyerja mund të shkaktohet nga mungesa e vitaminave, kështu që ata me dieta të kufizuara (për shembull, vegjetarianët) duhet të sigurohen se po marrin mjaftueshëm të gjitha vitaminat e nevojshme. Njerëzit me varësi nga alkooli janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj kequshqyerjes për shkak të mungesave të vitaminave, sepse përdorimi i tepërt i alkoolit mund të ndërhyjë në thithjen e vitaminave të trupit. Të moshuarit gjithashtu janë në rrezik më të lartë për kequshqyerje sepse ulja e oreksit është e zakonshme. Cheilitis – Nëse thatësia dhe çarja e rëndë nuk përmirësohet me kujdesin ndaj vetes, duhet të takoni një dermatolog. Cheilitis shpesh është fajtor për buzët e plasaritura rëndë. Ajo është një gjendje shëndetësore e lëkurës, e cila bën që lëkura të çahet në cepat e buzës dhe buzët të plasariten.

Një dermatolog do të përcaktojë nëse keni këtë problem apo keni thjesht buzë të plasaritura, citon Anabel.

Trajtimi/Parandalimi

Buzët e copëtuara zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Hapi i parë është të siguroheni se kanë lagështi mjaftueshëm. Kjo mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:– Aplikimi i zbutësit të buzëve gjatë gjithë ditës.
– Pini sa më shumë ujë.
– Mbuloni gojën me një shall kur moti është shumë i ftohtë.
– Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.
– Mos përdorni zbutës buzësh me aromë, sepse gjasat janë që do ta lëpini.
– Mos i lëpini buzët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *