Artisti Gazmend Freitag, nderon shqiptarët në botën e artit .

Gazmend Freitag, Linz, Austri, 2022. © Andrea Aichhorn

„Arti Shqiptar është i madh ndërsa unë jam një piktor i vogël, por që mundohem me punën time ta përcjelli imazhin pozitiv të pikturës së bukur shqiptare.“  GAZMENDFREITAG


Lulëzimet..projekti për botën me lule


Aktualisht jam duke punuar në projektin Lulëzimet. Çfarë do të ishte bota jonë pa lulëzimet? E vetmuar dhe e shprazët. Gjithçka që ne njerëzit por edhe kafshët ushqehemi – lisat, bari, frutet, pemët, salatat, gruri, barishta mbi ujë e tjera… egzistojnë vetëm falë lulëzimet të cilat duke lulëzuar ftojnë për shumëzim dhe e mundësojnë këtë. Nga shumë këto lulëzime në hapsirën e jetës sonë, kemi disa prej tyre të cilat falënderuar bukurisë së tyre neve njerëzve na bëjnë të ndjehemi të lumtur. Disa prej tyre, ju përkushtoj vëmendje me projektin tim të ri. Në pikturë mundohem ta paraqes qënien e tyre të jashtëzakonshme, elegancën e tyre, ngjyrat, format, strukturën me artet e tyre. Pse? Sepse ndjej kënaqësi dhe pse lulzimet me bukurinë e tyre të natyrshme, neve njerëzve në situata të vështira na dhurojnë ngushëllime dhe shpresa!/qendrapress.com/