Asamblea komunale miraton unanimisht lejimin e ndarjes së mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur

0

Seanca e pestë e rregullt e  Kuvendit të  Prizrenit e ftuar nga kryesuesi  Sulltan Badallaj  ka filluar me një minutë  heshtje në nderim të  rasteve të  vdekjeve nga Covid  si dhe rastit të spitalit të  Tetovës mbrëmë. Pas kësaj   është miratuar  rendi i ditës edhe pse  u kërkua ndryshim të  rendit  të ditës  për shkak  të kohës  që po merre pika  e pyetjeve  dhe përgjigjejeve, pikë e cila edhe sot ishte me  e gjata. Kurse u kërkua edhe pika për  procesin shkollor , por  u tha se kjo duhet të jetë në seancën  që pritet të mbahet Në këtë pikë edhe sot ka pasur shumë ngrirje  të shumta ku opozita  kanë pasur shuam ankesa në adresë të  ekzekutivit, Momentin kur  tani ekzekutivi  deshën  të japin përgjigje  opozita e lëshuan sallën   sepse ata thanë se nuk duhet të dalin   më shumë se dy  herë  para  foltores. Këto  veprime  opozita  nuk i pranoi dhe e lëshuan sallën, prandaj   përgjigjet     e kryetarit Haskuka e nënkryetarit  Visar Shehu dhe drejtorët si Osman Hajdari  e  të tjerë   i dhanë vetëm para një numri shumë  të vogël  të kuvendarëve.Për  tri pikat radhazi që lidheshin me buxhetin ka  referuar drejtoresha Leonora  Çerreti, kurse  si pikë  e rëndësishme dhe  në  interes  të  lehonave  dhe familjeve të  Prizrenit ishte iniciativa e grave  kuvendare të cilat  para një viti e  propozuan një ndihmë për fëmijët e porsalindur, Andaj sot me  vota unanimet u votuar edhe pika  për propozimi dhe ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për lejminin e e mjeteve financiare për fëmijët  porsalindur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *