Asgjë më të shtrenjtë se jeta nuk ka

0

    Prof  Skender Morina, , lidhur me  pyetjen se  duhet te fillojë  gastronomia te punojë në lokalet e  brendshme pohon:  ‘’Gastronomeve të Kosovës duhet lejuar puna edhe në brendinë e lokaleve  kusht që të krijojnë distancën e mjaftueshme së paku 1.5 metër distancë mes tavolinave ulëse. Mandej, klientët gjatë hyrjes në lokale duhet të mbajnë maskat mbrojtëse njësoj siç duhet të veprojnë edhe kamarjerët dhe stafi tjetër i lokaleve që duhet të punojnë me maska mbrojtëse e duke pasur prioritet pastërtinë dhe larjen e mirë e të shpeshtë të duarve të gjitha këto masa që i shërbejnë mbrojtjes së shëndetit të klientëve dhe personelit të tyre . Inspektorët duhet të jenë në nivel të detyrës për të kontrolluar në mënyrë rigoroze masat e ndërmarra nga gastronomet në mënyrë që të sigurojnë ambient të sigurt konform rregullave anticovid ,e të gjitha këto në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe masave parandaluese për mospërhapjen e infeksioneve. Jeta duhet vazhduar në të gjithë sektorët përfshirë këtu edhe gastronominë dhe lokalet hoteliere por gjithmonë duke pasur parasysh se shëndeti dhe mbrojta nga infeksionet duhet të jetë prioritet i secilit nga pronarët e gastronomisë ,dhe secilit qytetarë të vendit. “Asgjë s’ka të shtrenjtë dhe as shumë të shtrenjtë kur është në pyetje jeta e njeriut”, na thoshte dikur profesori ynë i nderuar Dr Gem Shukriu, e kjo thënie duhet të jetë moto për të vazhduar jetën në kohën e viruseve enigmatik, që s’do të jenë të fundit/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *