Asgjë nuk pritet të ndodhë që ta përmirësojë apo lehtësojë biznesin apo lëvizjen e lirë të njerëzve mes dy shteteve shqiptare

0

                    Prof Rexhep Shahu,shkrimtar nga  Tirana lidhur me takimet e qevrive të  Prishtinës dhe  Tiranës  pohon:-‘’Sa me thua për mbledhjen e djeshme mes dy qeverive ka anën e mire se ne opinion publik flitet për mbledhje te përbashkët mes dy qeverive te një vendi ten dare me dysh, behet presion pozitiv mediatik. Por ne te vërtetë e gjitha është tallava te cilën e përdor për interesa e propagandës se vet qeveria e Tiranes. Sepse ka vetëm fjale fjale, siç thotë Noli, fjale imzot fjale. Është mbledhje e gjashtë mes qeverive të Kosovës e Shqipërisë. Kënga e radhës me çifteli. Tallavaja e radhës e Edi Ramës.  Asgjë nuk pritet të ndodhë që ta përmirësojë apo lehtësojë biznesin apo lëvizjen e lirë të njerëzve mes dy shteteve shqiptare. Nëse presioni amerikan do të jetë konstant e serioz, do të fillojnë procedurat për hekurudhën Kosovë Shqipëri që porti i Durrësit apo Shëngjinit të thellohen e te bëhen porte të rëndësishme edhe për Serbinë e vendet e tjera. Ndërsa Edi Rama mban fjalime tallava për Lidhjen shqiptare të Prizrenit për shqiptarinë që e përlloç me fjalë, ta heqë taksën në Rrugën e Kombit taksë që paguajnë shqiptarët e Kosovës dhe banorët e prefekturës së Kukesit që ka qenë dikur prefektura e Kosovës. Me këtë taksë urrejtje ndaj banorëve të Kosovës dhe të prefekturës Kukës, Edi Rama e qeveria e tij ka treguar dashurinë d kujdesin për shqiptarët e Kosovës. Me hy nga Maqedonia në Shqipëri, nga Mali i zi në Shqipëri, nga Greqia në Shqipëri nuk paguan taksë maqedonasi, as malazezi as greku por veten shtetasi i Kosovës paguan taksë me hy ne Shqipëri. Si individ paguan 5 euro më veture, si kamion paguan 22 euro. Kjo quhet taksa e urrejtjes nga Kosovës, ndaj kuksianeve, hasjanëve e tropojaneve. Mbledhje e përbashkëta të dy qeverive nën drita rrezellitese e në salla të mëdha, me nënshkrime marrëveshjesh që përsëriten nga mbledhja në mbledhje, janë tallavaja e Edi Rames, kënga e tij patriotike, të cilën janë të detyruar ta ndjekin për kortezi qeveritaret e Kosovës. Edi Rama i përdor këto mbledhje për të përmirësuar imazhin e tij patriotik,njëjtë siç i përdorte në fillim Hashim Thaçi. Si përfundim, nëse amerikanët ose evropianet janë të interesuar te zhvillojnë rajonin e infrastrukturën e tij, mund të bëhet hekurudha e të thellohen portet e Shqipërisë që të manipulohen anije të mëdha në portet shqiptare. Natyrisht që shqiptarët fitojnë. Ndërsa mbledhja e dy qeverive na dhuroi një kartoline të bukur hipokrizie nga Edi Rama./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *