Ashensori i banesës bie në podrum, lëndohen katër persona në Prizren

                            Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar dy vajza dhe dy djem në Prizren pasi ashensori në të cilin ishin ka lëvizur nga kati 1 për në podrum. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, të hënën në ora 20:26.“Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, njoftoj policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti.