Asllan Begaj,do të mbetet idol i një shoku e prindi të përkushtuar
Përkujtim -Asllan Begaj 1959-2021
Sot,familjar, miq e shokë e të dashur jemi mbledhur këtu ti themi lamtumirën e fundit njeriut që gjithë jetën e tij ka dhuruar vetëm buzëqeshje , mirësi dhe dashuri të pafund, Jemi mbledhur të ndahemi vetëm fizikisht nga Asllan Begaj i cili pardje festoi ditëlindjen e 62 dhe vetëm një ditë ma vonë dje na dha lamtumirën e tij të fundit duke mos qenë as edhe një ditë të vetme i sëmur, Sepse ai një jetë të tërë ishte personaliet që ishte në shërbim të familjes dhe miqve të tij që i i kishte të shumtë. Asllani, fizikisht sot, ndahet nga ne por nuk do të ndahet kurrë nga ata që e njohën e veçanërisht nga familja e tij që me përkushtimin e tij të pafund ka bërë që bashkëshortja Lulja, vajzat,Arta, Adelina, e Kaltrina me ate të ndajnë jo vetëm raportin prindër – fëmijë, por e ka kultivuar raportin e barabarësisë dhe mirëkuptimit,Ai që për nënën e tij me të gjithë miqtë e shokët e ndante brengën për sëmundjen e sajë Prandaj mungesën fizike do ta ndiejnë nëna, Bashkëshortja ,vajzat, motrat e vëllezërit nipërit e tij dhe të gjithë familjarët. Asllani që në jetë kultivoi këtë respekt ai ishte njëri nga ata që sublimoi edhe këtë dashuri, Prandaj duke ju falënderuar mirësisë së tij të madhe ja që deshti fati që pas shkollimit të Kaltrinës sugares së tij, e pasi ajo u punësua në Gjermani deshi fati që ajo të ishte në frymën e fundit të tij, Asllani do të mbahet mend edhe si burrë i fjalës që diti të ndajë mirësitë e hidhërimin e me shokët e tij, Ai ndihej krenar që sot, ka nipërit e tij mbesat e tij që janë shembull kudo që reflektojnë sepse ishte daja më i madh dhe nipërit e mbesat e kishin dhe u mbet një idol i respektit , Ai edhe për bashkëfshatarët e tij në Banjë ishte tepër i dashur e i paharruar do të mbetet i tillë si një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, furtunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast! Kjo është dashuria për njerëzit e zemrës na thonë vajzat e tija në ndarjen nga më i dashuri i tyre . Në qoftë se drita është dashuria e parë e jetës, athua a është drita përkushtimit nga i biri, babai, vëllai ashtu siç ishte Asllani. Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje si një dashuri është zjarri kur flasim për Asllanin këtë, flakë respekti e ndjejnë të gjithë ata që e njohën .Por Ju vëllezërit e tij,Motrat bashkëshortja bashkë me vajzat duhet të jeni krenarë që patët një bir, vëlla e një baba kaq të përkushtuar për familjarë , E këtë dhembje padyshim bashkë me krenarinë e ndajnë edhe shumica e jush që jeni këtu e mijëra tjerë që nuk janë këtu por që sot, ndajnë këtë dhembje dhe ndihen krenar që e njohën e ishin shok e miq të Asllan Begaj. Asllan pusho i qete në tokën e Kosovës për të cilën ke bërë pa ndalur që ky vend të ketë paqe e mirësi. Zoti të gradoftë me xhenet e kujtimi për ty do mbahet mend përgjithmonë.
Prizren,5 prill 2021