Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 11 raste të reja kanë rezultuar pozitiv.

0

Asnjë person nuk ka vdekur nga Coronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 11 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej një mijë e 366 testime të kryera gjatë kësaj periudhe kohore.Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 531. Ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë nën 99.Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 546 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305 mijë e 991 doza të vaksinës. Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *