Asnjë pacientë me COVID-19 në klinikën e mjekimit intensiv
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në Mjekim Intensiv, nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë të infektuar me COVID-19.Ndërkaq në Klinikën Infektive sipas ShSKUK-së trajtim për COVID-19 janë duke marr 4 pacientë.“Asnjë pacient me COVID-19 nuk është duke marrë trajtim mjekësor në kuadër të Mjekimit Intensiv. Në Klinikën Infektive janë 4 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 të tjerë Post-COVID-19. Sa i përket spitaleve të përgjithshme, 1 pacient është duke marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës. Me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, bënë të ditur ShSKUK.Ndërkaq sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë ditës së shtunë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 gjithsejt 36 persona prej tyre një i vdekur./Telegrafi