Asnjë shkollë në Prizren sot, nuk ka punuar pas asaj në Piranë me 30 për qind të nxënësve
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2020/08/Xhemile-Thaci-Vezgishi-1-837x1024.jpg)
Asnjë shkollë në komunën e Prizrenit sot, e hënë si dita e parë e javës, nuk ka punuar pas asaj në fshatin Piranë me 30 për qind të nxënësve e cila sot e ka mbajtur mësimin, Kjo ka ardhur si rezultat i kalendarit shkollor e që i është dhënë shkollave me rastin e festive. Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren Xhemile Vezgishi, tha se ka ndodhur njoftimi I vonshëm I qeverisë që ndërkohë që shkollat në Prizren nuk janë duke mbajtur mësim pasi që i janë përmbajtur kalendarit të MASHT-it , kurse administrata e të gjitha shkollave në Prizren sot,kanë dalë ne vendet e punës tha drejtoresha Xhemile Vezgishi . Përjashtim ka bërë shkolla e fshatit Piranë, ku atje janë rreth 30 për qind e nxënësve e që kanë mbajtur procesin mësimor. Lidhur me rastin e mos mbajtjes së mësimit ne i kemi njoftuar organet kompetente, por ajo që dua te them është se njoftimi I vonuar ishte shkak kryesor I mos mbajtjes së procesit mësimor sot.lajmëron Rtv ‘’Besa’’-.trasmenton /qendrapress.com/