Asociacioni komplikon vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

0

Dështimin e takimit në nivel liderësh në Bruksel, nuk e mohon as kryeministri Hoti.

Tema e Asociacionit ka komplikuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Madje pikërisht shkaku i kësaj teme, ka gjasa të dështojë një takim i ardhshëm në nivel liderësh në kryqendrën evropiane.

E një gjë të tillë nuk e mohon as kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Por i pari i ekzekutivit, për një gjë shprehet i sigurt.

Sipas Hotit, marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe nuk do diskutohet më për të.

Hoti këto komente i bëri gjatë përgjigjeve në pyetjet e gazetarëve, në një konferencë që pati, paraditën e së enjtes.

T7 mëson se, në Bruksel do të zhvillohet një takim në nivel ekspertësh, ku do shkojë koordinatori për dialog Skënder Hyseni, por jo kryeministri Hoti.

Ndërkohë, edhe pse kishin thënë se do të ndodhë brenda këtij muaji, një datë për takimin në nivel liderësh nuk po e japin as nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, kryeministri të enjten foli edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Sipas shefit të ekzekutivit, presidentin nuk mund ta zgjedh vetëm koalicioni qeverisës, pa përfshirjen e të gjithë spektrit politik.

Ndërsa duke folur, për atë se nëse LDK do t’ia siguroj votat Ramush Haradinajt, për postin e presidentit, Hoti tha se diskutimi i kësaj çështje ka ende kohë, pasi presidenti është ende në zyrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *