“Ata që i dalin zot atdheut janë heronj, jo kriminelë”, Mesila Doda duartokitet nga dy kuvendet kur përmend ish-krerët e UÇK-së në Hagë 

“Ata që i dalin zot atdheut janë heronj, jo kriminelë”, Mesila Doda duartokitet nga dy kuvendet kur përmend ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Intergrim, Mesila Doda në fjalën e saj në Kuvendit e Shqipërisë ku dhe po mbahet mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Doda para dy kryeministrave dhe deputetëve të dy kuvendeve, tha se salla e Kuvendit të Shqipërisë ka mungesa të mëdha, ndërsa përmendi ish-krerët e UÇK-së.“Njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj e jo kriminelë lufte”, tha Doda e cila u duartrokit nga gjithë të pranishmit në sallë.“Më lejoni t’ju kujtojë që kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë të cilët janë të akuzuar në Hagë, por sot duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është paqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte”, tha Doda.