Ata që nuk vdiqën ,por mbeten dritë e përhershme e lirisë tonë-Shkruan;Mrs .Fidan SHALA
Sot, 24 vite nga rënia Heroike e vëllait Nuredin Shala dhe 4 kushërinjve Ymer Shala (Kaçaku), Bajram Shala, Ilmi Shala, Liman Shala dhe 13 luftëtarëve tjerë të Lirisë. Beteja e 11 Marsit 1999, ishte njëra ndër betejat më të Lavdishme të UÇK-së, e cila ishte vazhdimësi e betejave që kishin ndodhur në rajonin e Vrrinit të Prizrenit, si beteja e 7 korrikut, 16 korrikut ,28 Korrikut ku ranë Dëshmor Behamir Memaj dhe Nexhat Fanaj dhe beteja e madhe e 1-5 Shtatorit 1998, ku ranë 26 Dëshmorë dhe shumë martir duke filluar nga fshati Lez ku ranë Heroikisht 2 komandantët Xhevat dhe Salajdin Berisha e shumë të tjerë,në Kushnin, Malësi e Vrrinit, Arberi, Tusuz, Hoqë e Qytetit, Poslisht dhe Billush.
Në fshatin Jeshkovë ranë Heroikisht Komandanti i njësisë speciale Agim Shala së bashku me babanë Avdiun dhe djalin e axhës Besimin dhe Fatmir Berisha. Nuredini ndonëse i kishte dhënë 5 anëtarë të familjes , 3 dëshmor dhe 2 martir për Lirinë dhe Pavarësi të Kosovës, ai nuk e ndali rrugëtimin e tij për çlirimin e Kosovës. Për Nuredinin Liria dhe Pavarësia ishte më e shtrenjtë se vet jeta e tij . Duke pasur parasysh se ai së bashku me Agimin kishin lënë perëndimin për të i dalë zot Atdheut të tyre Kosovës.
18 Dëshmorët e rënë në betejën e 11 marsit 1999 ishin 10 nga njësia special me në krye Komandantin e njësisë speciale Hysen Rexhepin dhe zv Kom. Hajdar Shala, Bashkim Suka, Feriz Susuri, Besnik Kastrati, Skender Latifi, Alajdin Xhezairi, Ymredin Qengaj, Hamit Thaqi, Tahir Gashi. si dhe 9 luftëtarët nga njësiti I Vrrinit me në krye KOM Ymer Shala (Kaqaku) , dhe Nuredin Shala, Bajram Shala, Ilmi Shala, Liman Shala, Rexhep Buduri, Shehadin Gashi, Musli Gashi. Gjithashtu po në të njejtën ditë në Malësi të Vrrinit ranë edhe Bali Avdaj dhe Shemsidin Shala si dhe në fshatin Hoqë e Qytetit Fehmi Shala.
Lavdi e përjetshme te gjithë dëshmorëve të Kombit.
Me shumë respekt Fidan Shala/www.QendraPress.com/