Ata të cilët në librat e historisë, duket se paskan lexuar vetëm se si kapet shteti për ti gëzuar ëmbëlsirat e pushtetit- Shkruan;Shani Berisha, historian

0

   Ndonjëri prej neve edhe mund të jemi vetëm spektator të ngjarjeve dhe momenteve nëpër të cilat është duke kaluar vendi, por, realisht nuk është duke na pas hije!

Tjetra, cilido prej neve të cilët kemi menduar se ndryshimi politikë për të mirën e vendit do të ndodh e vjenë ashtu shpejtë e lehtë duket se kemi qenë euforik e të mashtruar!

Ata të cilët në librat e historisë, duket se paskan lexuar vetëm se si kapet shteti për ti gëzuar ëmbëlsirat e pushtetit nuk e kanë ndërmend që të largohen ashtu thjeshtë e lehtë me të vetmen arsye se ndonjëri prej neve paskemi qejf që të ndodh kjo!

Jo për fatin e keq të partive të cilat promovojnë ndryshimin dhe shpresën për të mirën e vendit, por, për fatin e keq të popullit dhe vendit, ata të cilët me kohë instaluan struktura digjitale në segmentet e shteti tonë do të vazhdojnë me të keqen e tyre për të kënaqur epshet e tyre të sëmura e në dëm të shumicës!

Diku atje, ekziston shpresa për të mirën e vendit, atë nuk duhet ta humbim!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *