ATK: Gratë, të punësuarit e rinj dhe ata që kanë humbur punën mund të aplikojnë për subvencionimin e pagës

0

                Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga masat për subvencionim sipas masave rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë COVID-19, mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe mbështetja e punësimit të grave.Sipas ATK-së, kjo po bëhet bazuar në vendimin e Qeverisë lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK për periudhat nga muaji korrik 2021 e tutje.Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.“Të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e pakos së ringjalljes ekonomike, si: Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre muaj nga 100 euro; Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre muaj nga 50 euro; Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre muaj nga 50 euro”, thuhet në njoftim.Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në web-faqen e ATK-së te linku “Shërbimet elektronike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *