ATK inkason borxhe me vlerë mbi 700 mijë euro në gjashtë rajone 

                            Administrata Tatimore e Kosovës edhe të enjten ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të papaguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit, transmeton Klan Kosova.“Në kuadër të këtij aksioni mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, të njëjtat aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”. “Andaj, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit”.“Njërit ftojmë tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore”.