Avdi Rexhaj nga Korisha,vdesë në rrugën’’Enver Hadri’’ në Prizren
Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi , njofton se dje Avdi Rexhaj nga Korisha,vdesë në rrugën’’Enver Hadri’’ në Prizren. Ky persona duke qene me bashkëshorten tij sëmuret dhe ndërron jetë në rrugën ‘’Enver Hadri’’
. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes. Siç merret, vesh nga burime familjare ,personi që u gjet i vdekur është Avdi Rexhaj, rreth 54-vjeçar.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, me ç’rast është bërë e ditur se lamtumira e fundit i është dhënë sot, në orën 13:00, në fshatin Korishë. Trupi i pajetë fillimisht është dërguar në IML për obduksion, e më pas i është liruar familjes për procedurat mortore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’./Rtv Besa/