AVDULLAH HOTI: KAM KËRKUAR TË ZBARDHET ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE

0

Avdullah Hoti: Kam kërkuar të zbardhet çështja e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se në atë takim ka kërkuar hapur që të zbardhet çështja e të pagjeturve, njofton Insajderi.

Në emisionin “Presing”, në televizionin T7, Hoti ka thënë “se e ka bërë të ditur se çështja e të pagjeturve është pozicion i joni dhe si rrjedhojë këtë çështje nuk mund ta shmangim”.

“Serbia i ka të dhënat e të gjithë personave të zhdukur, ekzistojnë në arkivat e ish armatës jugosllave, dhe zgjidhja e kësaj çështje është një element me rëndësi në drejtim të pajtimit mes dy palëve”.

Hoti gjithashtu ka folur edhe për temën e dytë që u diskutua ne Bruksel, për çështjen ekonomike, ku tha se ka kërkuar nga Serbia që të paguajë fillimisht borxhin e shkaktuar nga lufta e fundit.

“Këto janë pozicione tona, jo dëshira”, ka shtuar Hoti në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *