Avdullah Hoti nga sot në Uashington
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të hënën ka udhëtuar për në Uashington.
Ai sot do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tri ditë para takimit të iniciuar nga emisari special i Donald Trump-it për dialogun, Richard Grenell.
Kosova më 4 shtator takohet me një delegacion nga Serbia – është thënë më parë nga Grenell se çështje diskutimi do të jenë temat ekonomike, njofton Insajderi.
Bashkë me Hotin kanë udhëtuar edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.
Para takimit në Uashington, Hoti ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.
Takimi ishte papararë të zhvillohet më 2 shtator, por për shkaqe ‘planifkimi’ ishte shtyrë për datën 2 shtator.