Avokati Gent ,për çështjen e Milaim Zekës ngrehin padi civile për RTK-në për shkak të suspendimit kundërligjore të Milaim Zekës.
Avokatët Gent Gjini dhe Blend Gjini, të angazhuar nga Milazim Zeka punëtor në RTK, parashtrojnë padi civile dhe kallëzim penal për RTK-në, për shkak të largimit kundërligjor dhe të pabazë të punëtorit të tyre. Ndaj ne avokatët konsiderojmë se menaxhmenti i RTK-së ka gabuar dhe ka shkelur dispozitat e ligjit të punës për Milazim Zekën. Ngase me dispozitat ligjore dhe ligjit mbi punën dihen se kur janë të rregulluara situatat dhe rrethanat se kur mundet një punëtor të suspendohet nga një vendi i punës. Pra vet menaxhmenti i RTK-së, pa hapur procedure disiplinore, pa ja dhënë të drejtën që punëtori i RTK-së, gazetar Milazim Zeka të shprehet, dhe të i paraqet faktet e tij, menaxhmenti i RTK-së, në mënyrë arbitrare e merë masën e suspendimit, gjë që kjo nuk parashihet dhe nuk është e parapare edhe me vet statutin ligjor te RTK-së.
Nuk mundet dikush sot të suspendohet, me arsyet se ndaj tij janë të zhvilluar procedurat penale gjegjësisht është e ngritur aktakuza, dhe ndaj tij të merret masa ndëshkimore e masës së suspendimit nga vendi i punës. Absolutisht kjo është e ndaluar dhe aq sa e dëmshme, sepse leje që ne rastin konkret shkelet ligj i punës, po aq më tepër me këtë situatë bëhet prejudikimi dhe perceptimi në publik dhe në media për punëtorin Milazim Zekën, veç se ai të ndëshkohet në këtë mënyrë, dhe ndaj tij te fillohet një fushat denigruese e linçuese, kjo me tendenca të grupeve te ndryshme. Në anën tjetër sot kemi shume zyrtar, ministra, drejtorë, punëtor, që kanë çështjet penale të hapura, apo më mirë të themi kanë aktakuza, dhe ende punojnë në vendet e punës, e ndërsa në rastin e Milaim Zekës është vepruar standardi i dyfishtë, andaj ne avokatët përveç të parashtrimit te padisë civile, këtu konsumohen edhe veprat penale, me çka do të parashtrojmë edhe kallëzim penal /Shkrim autorial i avokatit Gent Gjini/transmeton/www.qendrapress.com/