Avokati i Thaçit me akuza të rënda për Prokurorët e Hagës: Po merrni materiale nga shërbimi i fshehtë serb
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka thënë sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë ka bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë të Serbisë për të marrë materiale lidhur me të akuzuarit në Hagë.Keohe deklaroi se këto materiale nuk kanë arritur deri në aktakuzë.“ZPS-ja po ka të bëjë me shërbimin e fshehtë serbë nga i cili ka marrë shumë materiale, ka dëgjuar dhe ka marr shumë akuza që sigurisht që nuk e gjetën rrugën deri në aktakuzë, që bashkëpunojnë me Rusinë, siç po ndodh në Ukrainë por kjo është një gjë tjetër. Siç thashë po merr prova materiale nga serbët që padyshim do ta cenojnë kredibilitetin e ZPS-së”, tha ai sot në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Avokati i Thaçit: Kemi kërkuar mbi 1 mijë dokumente nga ZPS-ja, janë 100 dëshmitarë që as s’i njohimKehoe ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë edhe lidhur me çështjen e nxjerrjes së dokumenteve.Ai në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët deklaroi se kanë parashtruar kërkesë në ZPS mbi 1 mijë dokumente, kërkesë e cila sipas tij nuk është përmbushur.“Sigurisht që ne kemi disa kërkesa. Sipas materialit, ne kemi kërkuar që prej konferencës së mëparshme 1 mijë dokumente dhe sot që po flasim asnjë prej atyre kërkesave nuk është përmbushur. Edhe kolegët kanë shkruar të njëjtën gjë, që po i duhet një periudhë goxha e gjatë ZPS-së që t’i përgjigjen kërkesave tona”, ka thënë ai.Ai deklaroi se janë të shqetësuar me vonesat e ZPS-së.