Avokati i Thaçit – Speciales: Jeni qesharak, jam i shokuar, 4 njerëz në paraburgim qe një vit e ju ende s’i keni të plota dokumentet

0

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory W.Kehoe, ka akuzuar ZPS-në se po i vonon dokumentet e përkthyera. Kjo erdhi pasa gjyqtarja në Speciale, kërkoi shtyrjen e afatit për dokumenteve deri në janar 2022.“Ne kemi identifikuar 31 janarin 2022 si afat për përkthimin e dokumenteve. Megjithatë do doja të thoja që përkthimet do vazhdojnë të nxjerren në mënyrë graduale sapo ato të bëhen të disponueshme”, ka thënë ajo.Ndaj kësaj ka reaguar ashpër avokati mbrojtës i Thaçit:“Sa herë vimë këtu është që prokuroria kërkon zgjatjen e afateve kohore, po ecim përpara por me ritëm shumë të ngadaltë. Jam i shokuar me efikasitetin e ZPS-së. Mendoj se edhe ju jeni i shokuar, po flasin për zgjatjen e afateve ndërkohë që klientët tonë janë të burgosur. Si mund të thotë një njeri me mendje të plotë, që po bëjnë cdo gjë për të akuzuarit, ndërkohë që vazhdojnë e vazhdojnë me dokumentet e të akuzuarit tonë po mbahen në burg. Kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndarëse, ata kanë vendosur ti ndalojnë këta burra më 31 janar thonë se do ti marrin dokumentet dhe me siguri atëherë do të marrin kërkesë për shtyrjen e tyre deri në mars”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *