Avokati thotë se javët e ardhshme do të kërkojë lirim me kusht për Thaçin

0

Avokati David Hooper ka thënë se do të kërkojnë lirim të përkohshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.


Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.

“Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë”, ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *