Avokati Vasiq e dorëzon kërkesën në Qeveri që Kurti të dëshmojë pro Milenkoviqit, i dyshuar për krime lufte
Para pak ditësh, avokati Dejan Vasiq që mbron të dyshuarin për krime lufte, Dragisha Milenkoviq, pati thënë se do ta ftojnë kryeministrin Albin Kurti për të dëshmuar pro tij.Ai ka thënë se tashmë kanë bërë kërkesë në Qeveri.Sipas avokatit, Milenkovici kishte qenë gardian i burgut në kohën kur ishte arrestuar dhe paraburgosur kryeministri aktual i Kosovës që mban emrin Albin dhe mbiemrin Kurti.
Ai pretendon se Kurti ka pasur marrëdhënie të mira me të, dhe se mund të dëshmojë për karakterin e tij. “…jemi marrë vesh, gjegjësisht jemi koordinuar për dëgjimin e dëshmitarit special të mbrojtjes, kryeministrit aktual të Kosovës, z. Albin Kurti, i cili ishte paraburgosur në kohën kur i dyshuari Dragisha ishte duke punuar në burgun e qarkut në Prishtinë.” – u shpreh z. Vasic, shkruan ‘Gazeta Danas’. Vasic shtoi se “nga ana e tij (Kurti), duhet të thotë dy fjalë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen e tij ndaj kryeministrit aktual dhe i paraburgosuri i atëhershëm Albin Kurti, të cilit i ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli, i ka sjellë libra për të lexuar, me të cilin e ka kaluar një kohë në biseda”.