Bajram Gecaj i reagon Sveçlës: Liderët e Brigadave të Kuqe udhëhoqën dhunën ndaj institucioneve tona

0

                  Bajram Gecaj, këshilltar i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu ka reaguar pas një shkrimi të Xhelal Sveçlës, ku ai thotë se zhvillimet në SHBA nuk mund të krahasohen me ato që kishin ndodhur në Kuvendin e Kosovës.Gecaj e akuzon Sveçlën se ka shtrembëruar faktet.Ai shton se Trump po akuzohet për nxitje të dhunës, por se liderët e “Brigadave të Kuqe” thotë ai kishin udhëhequr dhunën ndaj institucioneve.

Postimi i tij i plotë:

Sveçlës i paska “djegë” krahasimi i Ambasadorit Delawie dhe, si zakonisht, i paska shtrembëruar tërësisht faktet. Po harron ai se pos gazit, kishin hedhur koktej molotivi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme. Pra për dallim nga Presidenti Trump, i cili po akuzohet për nxitje dhune, liderët e Brigadave të Kuqe jo vetëm që e kishin nxitë, por edhe e kishin udhëheqë dhunën ndaj institucioneve. E si bumerang, liderit të tyre, të dënuar për vepra penale, sot i pamundësohet ligjërisht mbajtja e pozitave publike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *