Bajrami: 14 shkurti i vitit 2021, aksidenti më i madh i pasluftë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një statusi të gjatë në Facebook, ka kritikuar qeverinë Kurti, pasi sipas saj, nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë.
Ajo 14 shkurtin e 2021-tës, ditën kur u mbajtën zgjedhjet, e ka quajtur si aksidenti më i madh i pasluftës.Bajrami thotë se rezultatet e Qeverisë Kurti i dinë 95 për qind e popullsisë që janë me borxhe e kredi. Ajo ka përmendur çmimet e ushqimit, krizën me energji, mungesën e fondit sovran dhe bankës zhvillimore, punësimet partiake, gjendjen e shëndetësisë.Bajrami ka shkruar se Qeveria ka paguar 50 milionë euro energji elektrike për komunat veriore, derisa shtoi se Bajram Qerkini, babai i një të pagjeturi, nuk ka rrymë në zyrë.“Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?”, ka shkruar ajo
Postimi i plotë:
14 shkurti i vitit 2021 – aksdienti më i madh i pasluftësRezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë.Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie. Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo… Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar:Energjia është më e shtrejtë edhe pse ende flemë mbi qymyr,Produktet bazë edhe sot e kanë narmën e TVSH-së 8%, repektivisht 18%, e çmimet jan dyfysh me të larta se para një viti Fuqia belrëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet,Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë,Prej 160 qerdheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë fillu, Nuk ka banesa për qiftet e reja,Nuk ka Fond Sovran,Nuk ka Bankë Zhvillimore,Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë,Dhjetra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqëve e dashamirëve – KORRUPCION, Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter,Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione,Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi,Shëndëtsia ka dëgradu dhe sot është në kollpas, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve,– Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopu edhe projektet që kanë qënë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite,– 80% e pozitave të larta në institucione me ushtrues dëtyre,Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?