BAJRAMI: PAGESAT PËR BIZNESET BËHEN SOT E NESËR

0

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në konferencë për media ka thënë se sot e nesër do të kryhen pagesat për bizneset, njofton Insajderi.

Ajo ka bërë të ditur bizneset janë mbështetur deri në 290 euro për punëtor.

“Për shkak të gabimeve të shumta gjatë aplikimeve jemi vonuar kaq shumë. Tani i kemi në proces mbi 15 ndërmarrje, sot pasdite e nesër paradite pritet të kryhen të gjitha këto pagesa”.

“Sot kemi pasur disa raste kur janë kthyer qindra pagesa për shkak të xhirollogarisë gabim. 60 milionëshi është alokuar. Kemi marr si indikator numrin e të punësuarve, mjetet u shkojnë bizneseve si lehtësim. Mbështetja për një të punësuar do të jetë rreth 290 euro, kjo varësisht prej numrit të punëtorëve”.

Derisa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se 36.679 biznese janë në listën finale për Pakon e Rimëkëmbjes për subvencionimin e pagave, pako në vlerë prej 60 milionë euro.

Ai ka thënë se ka filluar zbatimi i vendimit të marrë nga Qeveria më 28 shtator./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *