Bakllava e Prizrenit me e hershmja në Ballkan

                  Zylfi Fusha,duke folur për bakllavën ,tregon se  ëmbëltoristi i parë në Prizren ishte  Bajrush Tada. Prizreni ka disa nga tipare të veçanta siç  është edhe fakti i ëmbëlsirave të shumta, .Ashtu si veprat arkitekturore dhe të artit nga periudha osmane,në këtë qytet është ruajtur edhe ushqimi tradicional. Për këtë arsye, Prizreni konsiderohet të jetë kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit. Në këtë qytet,i banuar kryesisht me shqiptarë, desertit më të preferuara të Ballkanit janë Tollumbat ,bakllava ,tespishtja, krempitja dhe  kajmaçini .Këto janë specialitete dhe tregues të qartë të epokës osmane,e cila kishte sunduar rajonin për shekuj me radhë. Ka disa ëmbëlsira tradicionale turke, që me kalimin e kohës u bënë element thelbësor të kuzhinës së Ballkanit,të tilla si bakllava, që domosdo edhe është një ëmbëlsirë e veçantë në këtë qytet. Megjithëse popullsia e qytetit është e dominuar nga shqiptarët,në Prizren ka një pakicë boshnjake.  Fusha shpjegon se bakllavat e Prizrenit kanë një  histori të lashtë

Edhe ëmbëltorja”Sulltan”ka specialitet bakllavanë e kërkuar për secilin prizrenas

       Me rastin e festës së Bajramit njëra ndër punëtorët që përkujdesjet për shumicën e familjeve

të Prizrenit dhe me gjërë  për festat e Bajramit që ato te jenë  sa më të gëzuara  është ëmbëltorja 

tani më e njohur për traditë  të gatimit të bakllavasë dhe ëmbëlsirave tjera për këto festa ajo “Sulltan”

 e cila me kualitetin dhe format dallohet në gjithë rajonin, Bakllava e “Sulltanit “dallohet dhe  padyshim

se në festën e Bajramit të thuash asnjë familje nuk e kalon pa një bakllava,Siç shprehet Sanije Fusha Tatar, shprehet se ëmbëlsirat e  “Sulltanit” janë të njohura dhe të dalluara dhe për kualitet është fakt  që  ky kualitet është i mirë por,rrethanat ekonomike e kanë reduktuar  punën pohon ajo. Por,a  të thuash gati të gjitha familjet prizrenas që duan bakllavanë e “Sulltanit” Kurse pronari Zylfi Fusha tregon se këtë specilatiet e bëjnë sigurisht më së smiri në Kosovë. kjo për faktin se tashmë kemi krijuar edhe traditën orientale. Fadil Quni, me këtë rast tha se kualiteti dhe  format e  bakllavave  të  “Sulltanit janë  ndër më  tre mirat dhe kanë kualitetet të lartë sepse  këtu  së pari  kemi filluar me format më të  bukura që  bëhen si në Turqi apo në ndonjë vend  tjetër,

Kurse kualiteti i Bakllavasë të ëmbëltores “Sulltan” ka krijuar traditë tani e mbi 20 vite. Po kështu shumë të kënaqur  shprehet edhe vetë myshterejit  e kësaj ëmbëltore. Kualtiteti i kësaj ëmbëltore tashmë ka krijuar emër dhe renome  në mbarë Kosovën, Sepse të rralla janë ato familje që nuk e duan në sofrën e tyre  bakllavanë e  ëmbëltores “Sulltan”. Derisa Zylfi Fusha,duke folur për këtë zeje thotë 

se tashmë nuk ka përfitime  shumë nga kjo zeje. Por, duhet  punuar gjithsesi .Por,ai tregon se në të gjitha rrethanat dora për bakllava të mira s’bënë të prishet