Balla në Kuvend: Nuk mund të vendosen paralele mes luftës së pastër të UÇK-së dhe krimeve të Serbisë

                              Kuvendi shqiptar do të votojë sot propozimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Martyt se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh.Kreu i Grupit Parlamentar Socialit, Taulant Balla ka lexuar para Kuvendit projekt rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.Balla ka thënë se ata besojnë se lufta dhe kauza e UÇK-së ishte e pastër dhe se ata që kanë kryer krime gjatë vitit 1999 ishin ushtria paramilitare serbe

Pjesë nga fjala e Ballës:

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin legjitimitetit të luftës heroike çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendoset kurrsesi paralele mes masakrave njerëzore përdhunimeve, krimeve të luftës, nga drejtues të makinerës luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovës dhe integritetit dhe kauzës së drejtë të luftës së UÇK. Bazuar në parimin se çdo dyshim për kime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor.Hetimet e thelluara nga task forca e BE dhe zyra e prokurorit të specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre në Shqipëri apo Kosovë, të përfshira në rezolutë, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte edhe duhet të konsiderohen si të tilla nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Si rezultat kemi prezantuar para Kuvendit këtë rezolutë.Synimi është t’i kërkojmë asamblesë parlamentare të PE, te realizojë një raport vijues dhe për pasojë rishikim të rezolutës së vitit 2011, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe Kosovë.Ripërsërisim thirrjen për të gjithë të interesuarit. Jam i bindur që kjo rezolutë do ketë mbështetjen e gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.