Bankat fituan rreth 108 milionë euro nga kreditë e kosovarëve 

                      Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitime të pastra prej 107.7 milionë euro vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2022.Sipas raportit të BQK-së për sistemin financiar deri në shtator 2022, gjatë muajve të fundit vërehet rritje e normave të interest në kredi që aplikohen nga bankat komerciale, ku norma mesatare e interesit në kredi ka shkuar në 6.3%, përderisa më herët ka qenë nën 6%.Sipas BQK-së, kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5%. Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9%, apo me një dallim prej 4.4% në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi.