Banorë të fshatrave; Kobaj, Vlashnje, Murradem, Nashec dhe Grazhdanik i japin KEDS-it afat të paraqes projektin e investimeve ose përndryshe do të bllokojnë gjithë punë e KEDS-it në Prizren.
Sot, për të dytën ditë radhazi banorë të fshatrave; Kobaj, Vlashnje, Murradem, Nashec dhe Grazhdanik janë bërë bashkë dhe kanë protestuar para zyrave të KEDS-it në Prizren. Ku njëzëri qindra banorë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth furnizimit me energji elektrike. Të pranishëm në këtë protestë ishin pjesatërë të policisë së Kosovës dhe këta banorë i shprehën brengat e tyre dhe pakënaqësinë ndaj këtij institucioni, duke treguar se kanë pasur dëme të mëdha në mjete e amvisërisë, pastaj në mungesë të energjisë elektrike siç u shprehen ata të fshatit Kobajë e Grazhdanik, Pasi përgjegjësi i KEDS-sit z. Domazeti nuk pranoi të del para masës ata formuan një komision prej 5 anëtarëve dhe para medieve paraqiten kërkesat e tyre , njëherit edhe dëgjuan edhe kërkesat e drejtorit te KEDS-sit. Kërkesat e komisionit ishte që të tregojë ai konkretisht çka mund të bëjnë Inserte Pasi ata nuk mbeten të kënaqur me përgjegjien e drejtorit bllokuan hyrjet e për të kryer shërbime n brenda zjarreve të KEDS- it si dhe gjuajtën të gjitha mbeturat para derës Po kështu kishte banorë që u ankuan edhe për faturat e fryra të KEDS-it sidomos në këtë muaj Kështu si shprehen njëri nga ata për pesë ditë i kishte ardhur fatia prej 1000 euro .Banorët e këtyre fshatrave mbeten të pakënaqur me takimin që ka pasur delegacioni ,sepse sipas tyre ata nuk kanë premtuar ndonjë zgjidhje për këtë problematik tashmë të përsëritur që disa ditë në këto fshatra prandaj ata thanë se do të ashpërsojnë formën e protestave.