Banorët e Bashkësisë Lokale në Piranë më shumë kërkesa infrastrukturore
Dje pasdite Në Bashkësinë Lokale të Piranës është do mbajtur dëgjimi i dytë publik për pranimin e propozimeve dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me projektet komunale.Ku për buxhetin 2022 ka folur para të pranishmëve drejtoresha Leonora Çerreti, duke u fokusuar për buxhetin e vitit 2021 dhe duke kërkuar që të marrin prioritete për vitin2022ë Kurse në këët debat morrën pjesë edhe drejtorët; Osman Hajdari, Osman Krasniqi,Agron Limani Xhemile Vezgishi.Edon Muçaj. Dhe Sevil Kazaz .Banorët në Bashkësisë lokale të Piranës, kan diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022,duke parashtruar edhe shumë kërkesa..Halil Elshani nga Pirana kërkoi të ndihmohet nderti i i bustit të ish komandantin Xhavit Elshani.Durak Thaçi kërkoi disa kërkesa për fshatin Zojz investime infrastrukturore .Azer Shala kryetar u fshatit Randobravë, kërkoi që të ndihmohet për basenin e ujit të pijes dhe kanalizimin e ujërave fekale si dhe elektrifikimin e tërësishëm të fshatit. Skender Elshani paraqiti rastin e dy prrojeve që ende nuk janë rregulluar dhe disa intervenimeve për ujërat fekale .Besnik Tarjani kërkoi sall të edukatës fizike për Piranë dhe dhe rrethoja për shkollën e Arbanasit. Përparim Thaçi kërkoi që të mënjanohen telat e energjisë nga varrezat të Piranës.Përgjigjiet pastaj iu dhanë drejtorët,Osman Hajdari, Osman Krasniqi , Leonora Çerreti dhe Agron Limani./Rtv Besa/