BANORËT E KRUSHËS SË MADHE DHE TË VOGËL PROTESTOJNË KUNDËR ULJES SË DËNIMIT PËR DARKO TASIQ
Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël do të protestojnë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit në të cilën u zvogëlua dënimi për kriminelin e luftës së fundit, Darko Tasiq.
Tasiq ishte dënuar me 24 vite burg, por me vendimin e Gjykatës së Apelit 13 vite iu falën. Protesta fillon nga ora 11:00 si shenjë revolte ndaj këtij vendimi