Bashkë me Bidenin kishte vizituar Kosovën, Antony Blinken nominohet për Sekretar të Shtetit

0

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris sapo njoftuan anëtarët e ekipit të tyre të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare.

Në një njoftim për shtyp të Ekipit të Tranzicionit ata renditën siç vijon:

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit
Alejandro Mayorkas, Sekretari i Sigurisë Kombëtare
Avril Haines, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara
Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
John Kerry, i Dërguari Special i Presidentit për Klimën

Ekipi i tranzicionit ka konfirmuar raportimin e mëparshëm të CNN-it se demokrati do të zgjedhë Antony Blinken të jetë Sekretar i Shtetit.

Bashkë me Biden vizitoi Prishtinën, njeriu që pritet të udhëheqë diplomacinë amerikane kishte uruar Majlinda Kelmendin dhe Kosovën në vitin 2016

Blinken, ndihmësi kryesor i politikës së jashtme të Bidenit, ka shërbyer më parë në një rol zëvendës gjatë administratës së Barack Obamës.

Zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden bashkë me atëkohë, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Antony Blinken kishte vizituar Kosovën më 22 maj të vitit 2009.

Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Alejandro Mayorkas është emëruar të jetë sekretari i Bidenit i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe do të jetë amerikano-latini i parë që kryeson agjencinë. Mayorkas, një ish-zëvendës sekretar në DHS, do të ketë për detyrë të rindërtojë departamentin që administrata Trump e përdori për të zbatuar politikën e saj kufitare drakoniane, duke përfshirë ndarjen e familjes në kufirin SHBA-Meksikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *