Bashkëpunimi me ShBA-në -Profesorët universitar: Kurti është “zbutur”, s’ka zgjidhje tjetër
Republika e Kosovës e ka pothuajse të pamundur që të qojë përpara shumë procese pa mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Këtë fakt sipas profesorëve universitar tashmë e ka të qartë edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti, që u kritikua për qëndrim e qasje jo të kënaqshme ndaj ShBA-së. Madje sipas tyre, Kurti është “zbutur” dhe është më diplomatik se në të kaluarën, duke shtuar se e ka kuptuar se nuk mund të bëhet asgjë pa aleatin kryesor, ShBA-në.Ata njëzëri thonë se Shtet e Bashkuara të Amerikës mund ta ndihmojnë Kosovën në disa sektorë, me theks të veçantë në atë të sigurisë.
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se me vizita e kryeministrit Kurti në ShBA dëshmon se nuk ka zgjidhje tjetër përpos bashkëpunimit intensiv.Edhe profesori i Integrimit Evropian Dritëro Arifi, tha se qëndrimi i kryeministrit Kurti karshi ShBA-së është zbutur dhe se ai po tregohet më i kujdesshëm.
Sipas Krasniqit, Bashkimi Evropian ka toleruar Serbinë dhe se dialogu është në krizë e ka degraduar, Përderisa Arifi thotë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të përfundoj me njohje reciproke.