Bashkim Gashi,personalitet i përkushtuar i tri periudhave të Kosovës.

0

              Bashkim Gashi,atëherë kur shqiptarëve iu mohuan të drejtat më elementare të  lirive,ishin një grup me; Remzi Ademaj,Kadri Kryeziu, Azem Ramadani, Masar Shala ,Bashkim Kajdomçaj, Ismail Kryeziu , Fatmir Kastrati e disa të tjerë, të cilët bashkërisht e  themeluan Këshillin për të Drejtat  dhe  Liritë e Njeriut, mirëpo  Bashkim Gashi, edhe më heret ishte  i brumosur  nga  familja e tij në  frymën atdhetare , duke sakrifikuar shpesh vendin e punës   ku punonte në  Rengen,në spitalin Rajonal të Prizrenit, për ti ndihmuar  shqiptarët, ai  e kishte kuptuar mirë   molekulën  e lirisë .Andaj, nuk prante të vepronte e të  ishte kudo  aty që e kërkonte  atdheu . Në  luftë  ishte promotor i ndihmave për  ushtarë e për  familje të tyre  . Kosova kur luftonte për fitimin e të drejtave të mohuara nga armiqtë e popullit tonë. E populli ynë kërkoi dhe po kërkon ato të drejta që i gëzojnë të gjithë popujt tjerë , ishte  zëri i Bashkim Gashit kudo Por, këtë kërkesë regjimi tiranik i Beogradit e shtypte me tanke e bajoneta, duke vrarë, plagosur e gjymtuar me qindra të rijnë e të reja shqi­ptare, duke burgosur e torturuar me metoda fashiste, këto lule të kuqe të popullit tonë, këtë shpresë të së ardhmes sonë të ndritur. Por,Bashkimi  këto i shihte si një proces  që i duhet   për të ardhur deri tek liria. Andaj ai nuk pushoi  as ne  fillimet e  pas luftës, duke  vepruar me të madhe duke  qene aty ku ndihej  edhe nevoja. Mesazhi i Bashkim Gashit ishte pasiqë shumë armiq kaluan mbi trollin tonë arbëror, disa thyen qafën e shumë të tjerë lanë kockat e tyre nëpër shkrepat e Kosovës, por kosovarët nuk i mposhtën kurrë. Bashkë me vitet ndërroheshin edhe armiqtë, të cilët në shënjestër kishin Kosovën dhe popullin shqiptar. Krajlët serbë dhe knjazët malazezë si edhe të gjithë armiqtë tjerë që u ndeshën me luftëtarët trima të Kosovës, u tmerruan para heroizmit të bijve më të mirë të popullit tonë si: Bajram Curri, Azem Bejta, Shotë Galica, Sylejman Vokshi e Mic Sokoli dhe shumë të tjerë .Në këtë frymë ishte  i frymëzuar Bashkim Gashi dhe kur  nuk u ndal  për idealet e  lirisë. Bashkimi   edhe sot,  është në një frymën atdhetare  duke mos rënë kurr viktimë  e asnjë  subjekti politike  , por duke  qene njëri nga njohësit më ët çmuar e të dituar të shuam rrethanave  që kaloi e po kalon Prizreni./www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *