Bashkim Suka do të kujtohet përgjithmonë me pietet u tha sot me rastin e përurimit të bustit

Me një ceremoni madhështore sot, me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prizren, u bë zbulimi i bustit të heroit të kombit, Bashkim Suka . Në lagjen ‘’Ortakoll,’’ është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memorialë të Kosovës. Këtë bust e ka mbështetë financiarisht Agjencia për Menagjimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memorialë të Kosovës. Fillimisht për historikun dhe jetën e veprën e heroit Bashkim Suka,foli sekretari i OVL Isa Berisha. Për këtë vepër kaq të shenjtë dhe një shenjë se duhet nderuar heronjtë e Kosovës fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj Inserte Kurse evokime nga lufta për heroi Bashkim Suka rikujtoi ish komandanti Zafir Berisha, tha se Bashkim Suka kyçet në veprimtarinë ilegale që kishte lëshuar flatra nëpër Prizren Në maj të vitit 1998, me rastin e rënies heroike të dëshmorëve Përparim Thaçi, Fehim Gashi e Sakip Bellaqa, merr detyra shumë të rëndësishme për shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjendet në formacionin e Shtabit Operativ Lokal për Vrrinin e Prizrenit në Jeshkovë. Menjëherë edhe i fillon stërvitjet ushtarake dhe ndihmon në forcimin e sektorit të logjistikës. Pas kryerjes së stërvitjeve inkuadrohet për veprimtari në Skuadrën e Policisë Ushtarake e më vonë emërohet komandant skuadre në Njësitin Special të Vrrinit, duke bashkëvepruar me shtyllat e rezistencës së armatosur në rajonin e Prizrenit si: Remzi Ademajn, Xhevat Berishën, Hysen Rexhepin, Fatmir Berishën, Agim Shalën, të gjithë dëshmorë të kombit dhe me luftëtarët e lirisë tha Zafir Berisha. Inserte Kurse edhe Imer Hakaj nga Agjencioni i menaxhimit të Monumenteve e memorialeve foli më këtë rast edhe vëllai i heroit i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe kryetarin Totaj/www.QendraPress.com/