Bastiset një lokal në Gjakovë, arrestohen 11 persona dhe iu sekuestrohen mbi 6 mijë euro
11 persona janë arrestuar mbrëmë pas një bastisje në një lokal, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.Xhurkaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policorë për 48 orë. Hetimet në vijimësi.“Me datë 01.04.2022 rreth orës 19:00 , zyrtaret policor nga Stacioni policor- Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se ne një lokal ne Rr.”Kolë Lleshi” -Gjakovë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit”.“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro”, ka deklaruar Xhurkaj. /Reporteri.net/.