Bastisja dhe arrestimi ishin të pa nevojshëm krejtësisht.
Sadik Halitjaha ish zv. Komandant i ZOP-it, lidhur me vlerësimin e arrestimeve të pjesëtarëve të OVL-së pohon:-“ Arrestimi i kryetarit dhe nënkryetarit të OVL UÇK-së!Do të kishte kuptim logjik dhe do të konsiderohej normal nga ajo që gjykata speciale ka kompetencë,po të bëhej me ftesë. Bastisja dhe arrestimi ishin të pa nevojshëm krejtësisht,pasi që këta kanë pranuar bashkëpunimîn ju kanë dorëzuar videon dhe kamerat vëzhguese si dhe ju kanë kthyer të gjitha dosjet e ardhura. Kjo sjellje me fudulluk e duke treguar forcë para të pa mbrojturëve para atyre që nuk rezistojnë kjo veq iriton njerëzit dhe humb besimin te drejtësia e kësaj gjykate jo veq të atyre që kanë punë me këtë gjykatë ,por edhe të të gjithë që kuptojnë që është drejtësia.Ky rast i tejdukshëm tregon se luftohet UÇK-ja në përgjithsi. Kësaj mund të i gëzohet vetëm Serbija dhe bashkëpuntorët e saj.Askush në Kosovë nuk ka hezituar të ju paraqitet prokurorisë speciale dhe askush s.ka bërë thirrje të i rezistohet kësaj gjykate. Prandaj, e pa nevojshme dhe fodulluk përdorimi i forcës apo paraqitja e saj sidomos në zyrat e të gjithë veteranëve është provokim i rëndë.”/qendrapress.com/