BE-ja i bën të qartë Serbisë: S’ka të ardhme evropiane nëse mbahen kontakte me Putinin
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë, pas një takimi në Bruksel, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e (presidentit të Rusisë, Vladimir) Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha Borrell.Borrell, pas takimit në Bruksel, tha se neutraliteti sot karshi pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, është “koncept i gabuar”.“Të jesh neutral sot në lidhje me luftën në Ukrainë është një koncept i gabuar. Një shtet pushtoi një shtet tjetër dhe vendosja e tyre në një thes nuk bën dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit”, tha Borrell.
Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur politikën e BE-së për të sanksionuar Rusinë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.Një dokument që ishte objekt diskutimi midis ministrave të BE-së dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka qasje, sugjeron se Serbia pritet të vendosë për zgjedhjen e saj strategjike.“Serbia pritet të mos lërë asnjë dyshim në zgjedhjen e saj strategjike për integrimin evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të BE-së në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nevojitet një angazhim i plotë për reformat e përshpejtuara në lidhje me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Serbia është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në dokument.
Se ministra të ndryshëm i bënin presion Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë u pranua edhe nga ministri i jashtëm serb Nikolla Selakoviq, i cili konfirmoi në fund të takimit se disa vende “e kishin bërë të ditur në mënyrë eksplicite” se nga Beogradi pritet të respektojë politikën e BE-së kundër Rusisë.Selakoviq, por edhe burime të tjera nga takimi konfirmuan se vetëm Hungaria e ka mbështetur Serbinë dhe qëndrimin e saj lidhur me pasojat pas sanksioneve të mundshme.Para takimit, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përsëriti rëndësinë e mbështetjes së BE-së për sanksionet nga të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor, “jo vetëm në aspektin e vlerave të përbashkëta, por edhe në çështjet me rëndësi strategjike”.Në këtë takim në Bruksel, shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian, u është premtuar angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian.
Po ashtu, këto
Një dokument pune i diskutuar nga ministrat e jashtëm të BE-së gjatë 16 majit, tha se përfaqësuesit e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut mund të ftohen të marrin pjesë në takimet e zgjedhura të Këshillit të BE-së dhe organeve përgatitore të politikës së jashtme.Në BE thonë se mirëpresin faktin se Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e Perëndimit për luftën në Ukrainë, edhe pse formalisht nga ajo nuk kërkohet një gjë e tillë.Siç ishte paralajmëruar më herët, në takim është thënë se temë diskutimi është edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga blloku evropian, i cili ka nisur në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.
https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=88597420&v=2.1&guid=0a4718328a224c66a216f41b25af8823b0166c835ba74addbbf002e04735e551 Më 14 maj, ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7)u kanë bërë thirrje dy vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tëarrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.
Po ashtu, sa i përket Kosovës, burimet thanë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejt.