BE ndan 50 milionë euro për Kosovën
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën, njofton Insajderi.Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.Ai tutje ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet kosovare në implementimin e politikave efektive që kanë për qëllim rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyog.Në kuadër të kësaj ndihme Komisioni Evropian ka ndarë 300 milionë euro për Tunesinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia./Insajderi/