BE: Presim që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë me standarde evropiane

0

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë, të caktuara që të mbahen më datë 14 shkurt, të zhvillohet sipas standardeve evropiane, transmeton Insajderi.

Kjo deklaratë e BE-së vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin e Kosovës dhe shpalli datën e zgjedhjeve pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se i takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin lidershipin e vet, ndërsa, për BE-në është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse, raporton DW. “Ne jemi në dijeni për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero, duke shtuar se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *