Bedri Bytyçi- Ish çlirimtar i UÇK-së, ish drejtor I Inspektorateve- Ne mbanim mend një qytet të mbytur nga frika dhe dhuna, tani një qytet të çmendur nga gëzim, liria e krenaria.

0

Të etur të shpenzojmë edhe një plumb më shumë kundër armikut .Forcat aleate të NATO-së,  kishin filluar të zbarkonin në territorin e Kosovës nga ajri dhe toka, ndërsa armiku po mblidhte forcat gjithandej territorit që deri me 9 qershor, e konsideronte si pjesë përbërëse të territorit të tyre. Me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës ku forcat serbe pranojnë kapitullimin, ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin filluar të lëviznin në drejtim të qyteteve të mëdha si: Prizreni, Prishtina, Peja etj. Si qëllim kryesor kishim dërgimin një moment e më parë të shokëve të plagosur nëpër spitale. Ne ndodheshim para një realiteti të ri, armiku po tërhiqej pas shumë betejave të fituara, aleatet së bashku me ne po plotësonim zbrazëtirën që po krijohej me largimin e okupatorit Serb.

Ndjenjë triumf, gëzimi, ndjenjë e pa përshkruar krenarie, por dhe momente dyshuese se si do të ballafaqohemi me aleatët. Ishte një ndjenjë që sot nuk përshkruhet dot, sigurisht për shumë arsye nuk ishte e mundur të lëviznim të gjithë një herësh në drejtim të qyteteve të mëdha. forcat pushtuese nuk qe e mundur të tërhiqeshin në të njëjtën kohë, prandaj njësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishin të pozicionuara më afër qyteteve të mëdha hynë të parat në qytet nga ku forcat okupatore kishin filluar të largoheshin, si ishte rasti me qytetin e Prizrenit. UÇK ende pa u larguar forcat okupatore kishte depërtuar në qytet. Ne të cilët ishim më në brendësi të territorit të Kosovës po vëzhgonim me kujdes tërheqjen e forcave serbe nga vendi.

Prandaj unë së bashku me një grup shokësh prej 6 ushtarësh zbarkojmë në qytetin e Prizrenit disa ditë pas çlirimit të tij. Konkretisht ditën e 4 në mbrëmje vonë. Ishte një ndjenjë që sot, edhe po të duash nuk e përshkruan dot, e mbanim në mend qytetin e pushtuar nga Serbët para se të largoheshim në drejtim të Malishevës për të iu bashkëngjit forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pranverën e hershme të vitit 1998. Dhe tani po kthehemi me një realitet krejt ndryshe. Ne mbanim mend një qytet të mbytur nga frika dhe dhuna, tani një qytet të çmendur nga gëzim, liria e krenaria, një qytet me qytetar që të mbanin në duar nga gëzimi kur të takonin me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe pse kishim humbur shumë ushtar, dhe shumë beteja ne po fitonim luftën.

Ne së bashku me Amerikën dhe aleatët korrëm frytet e luftës, ne fituam luftën, ne fituam lirinë!! Ne, sa herë që shohim plagët tona që mbajmë si çmim të lirisë, kujtoj ato ditë dhe ato emocione, kujtojmë shokët e rënë në vijat e frontit, kujtojmë familjet e tyre të cilat i dhanë më të dashurit e tyre për lirin e vendit, kujtoja të gjithë fëmijët, të rriturit, nënat, motrat, vëllezërit e baballarët e rënë gjithandej Kosovës!! Urime qyteti e vendi im ditën e çlirimit! Urime liria populli im! Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *