Bedri Hamza: I kam dëgjuar shpërthimet në Veri, duhet kujdes prej të gjitha institucioneve

                        Shpërthimet e krismat që ndodhën mbrëmë në veri të Mitrovicës i ka dëgjuar edhe kryetari Bedri Hamza.Ai kërkon kujdes nga të gjitha institucionet duke u shprehur se “situata është e ndjeshme”.Mbrëmë në Mitrovicën Veriore ka pasur shpërthime që sipas policisë kanë ardhë nga mjetet piroteknike, teksa krismat janë dëgjuar edhe në pjesën jugore të qytetit.Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza tha se i ka dëgjuar edhe vetë këto krisma.“I kena dëgju se unë qaty jetoj, jetoj në qendër të qytetit te cepi i urës. Janë dëgju normalisht që situata e sigurisë është mjaft e ndjeshme, duhet kujdes prej të gjitha institucioneve dhe secili ta kryej punën e vetë me përkushtim me përgjegjshmëri të lartë dhe me kujdes maksimal”, tha Hamza për Express.Tutje, ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe se nuk është e lehtë me jetu në këto rrethana.“Unë jam në kontakt me qytetarët, dal edhe në atë pjesë anej. Ata i kanë shqetësimet e tyre, për sigurinë e tyre, të pronës etj, nuk është e lehtë thjeshtë me jetu në ato rrethana, ata jetojnë që një kohë të gjatë. Edhe na jemi gjithmonë brenda kompetencave tona si komunë, se ne e dimë që kompetencat e pushtetit lokal në Mitrovicë në pjesën e territorit të komunës jugore janë të plota, por në territorin e komunave tjera ne mundemi me u solidarizu mi ndihmu gjithçka që është brenda kompetencat tona”, u shpreh Hamza.Hamza shtoi se është në kontakt me organet e rendit dhe se vazhdimisht informohet për këto situata.Policia ka thënë mbrëmë se krismat e dëgjuara në veri kanë qenë nga mjetet piroteknike.Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një feste të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.Kujtojmë se ditë më parë Policia e Kosovës është sulmuar nga granata dore, kallashnikov dhe mjete piroteknike në veri të vendit.Goditja e parë ishte me thumba metalikë në rrugë.E policia po dyshon se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë.Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë zyrtar policor të lënduar.