Bedri Hamza shpalos programin e tij në Prizren para disa qindra intelektualëve dhe qytetarëve prizrenasve
Mbrëmë kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytytçi dhe anëtar tjerë të PDK-së si dhe qindra prizrenas e ku ishte edhe ish ambasadori Nait Hasani dhe personalitete të shumta , priten kandidatin për kryeministër Bedri Hamza bashkë me Vlora Çitakun, Enver Hoxha, Abelard Tahiri, Orhan Ismajlin e ku fillimisht këtë tubim e përshëndeti i pari i komunës së Prizrenit duke i uruar kandidatin Bedri Hamza fitoren siç tha ai të sigurt,sepse qytetarët duan të kenë qeverisje dinjitoze e këtë e bënë vetëm PDK-ja
Kryesuesja Antigona Bytyçi me këtë rast tha se vetëm PDK dinë hallin e qytetarëve dhe kjo besojmë se kësaj here do të jetë me votën që do ti jepet PDK-së për të fituar. Ajo u përqendrua mbi vlerat që ka PDK-s dhe duke mos harruar ata që bënë kaq shumë për Kosovë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli tha ajo.Derisa shpalosjen e e programit e bëri kandidati Berdi Hamza duke theksuar se ne do të kujdesimi që çmimet të kenë një kosat sa më të kapshme për xhepin tonë, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi tash jen pa perspektivë ne do ti japim prioritet tha mes tjerash Kandidati për Kryeministër i PDK-së i Bedri Hamza .Kurse përqendrimi kryesor i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza tha do të jenë kategoritë që tash kjo qeveri i i ka anashkaluar, kategoritë të dala nga lufta, ata do të kenë jetën e dinjitetshme. Pensionistëve do të ua kthejmë dinjitetin , invalidëve të luftës do ti bëjmë me pagesa dinjitoze dhe kështu ata do të kenë vendin meritor tha ai Në këtë tubim kandidati për Kryeministër Bedri , Hamza premtoi ndryshime të mëdha pozitive për qytetarët e Kosovës .