Begaj bisedë telefonike me Osmanin, bisedojnë për zhvillimet në veri 
Begaj bisedë telefonike me Osmanin, bisedojnë për zhvillimet në veri Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani mbi situatën e tensionuar në veri.Në një postim në Facebook, presidenti Begaj ka shkruar se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe mbi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.“I shpreha shqetësimin presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”, ka shkruar Begaj. Ai ka theksuar se mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.