Bekim Gashi, kryeshef, i K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar sot se Bekim Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv. Përmes një komunikate për media, ndërmarrja ka konfirmuar nisjen e punës së drejtuesit të ri, duke shprehur besimin se përvoja e tij do të sjellë rritje të efikasitetit dhe avancim të shërbimeve. Kompania ka falënderuar konsumatorët për besimin, duke rikonfirmuar përkushtimin për shërbime cilësore nën udhëheqjen e re.