Bekim Haxhiu thotë se pas 5 muajve mund të kemi zgjedhje: Ka përçarje në VV
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja së shpejti.Sipas Haxhiut, pas pesë muajve Qeveria Kurti do të bie, shkruan gazeta online Reporteri.net.Kjo pasi thotë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka përçarje.“VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai në T7.“Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, shtoi tutje.I njëjti ka shtuar se e vetmja gjë që “mund të shpëtojë deri diku fytyrën e kësaj qeverie”, është nëse tërhiqen vetë.“Të tërhiqen duke thënë se nuk pranuam Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kështu mund të lënë mundësinë që qeveritë që vijnë të tërhiqen kur të vijë propozimi për Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mirëpo eksponentë të këtij subjekti thonin “as kësi e as asi””, shtoi Haxhiu. /Reporteri.net/.